Karta Extra

Privacy Policy

Të dhënat e treguara nga Zotëruesit e kartës CARD Extra, do të përfshihen në arkivin elektronik të Shoqërisë dhe të pikave të shitjes ku do të përdoret karta.

Këto të dhëna klasifikohen si të dhëna personale, referuar ligjit nr. 9887, dt. 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", dhe do të mblidhen me qëllimin për të realizuar iniciativa publicitare, të posaçme për mbajtësit e Kartës CARD Extra, si dhe për t'i informuar në çdo kohë, me anë të mjeteve të ndryshme të komunikimit, për mundësitë dhe avantazhet që lidhen me përdorimin e kartës

Këto të dhëna do të përpunohen nga punonjësit dhe bashkëpunëtorët e shoqërisë Info Shop sh.p.k, të cilët do të quhen përgjegjës të përpunimit. Përpunimi mund të kryhet edhe nëpërmjet përpunuesve të jashtëm, që bashkëpunojnë me shoqërinë Info Shop sh.p.k.

Të anëtarësuarit duhet të vihen në dijeni se të dhënat e tyre përpunohen në përputhje me ligjin nr. 9887, dt. 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", dhe se ata kanë të drejtë të njihen me të dhënat e tyre personale, të kërkojnë korrigjim ose fshirje, si dhe të kundërshtojnë përdorimin e tyre, duke kontaktuar me përgjegjësit e përpunimit dhe duke i bërë të ditur mënyrën e kontaktimit me këto përgjegjës.

Të gjitha këto të drejta do ti bëhen të ditura përdoruesve të kartës, në momentin e nënshkrimit të kartës se anëtarësimit, ku do të jenë të pasqyruara sa më sipër dhe me anë të të cilit do të kërkohet autorizim për mbajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave.