KONTAKT
BËHU PJESË E RRJETIT!
Rrjeti I Kartës Extra synon të formojë një qendër tregtare natyrore të quajtur “Qëndra Karta Extra”, brenda të cilës do të nxiten iniciativa dhe promovime të dedikuara.
Bizneset të cilat i bashkohen rrethit të shpërndarjes, nëpërmjet Kartës Extra lejojnë konsumatorin të mbledhë pikë për blerjet e bëra dhe gjithashtu të përfitoj nga promocionet, eventet dhe konkurset.
E gjithë kjo motivon klientin për sa më shumë blerje. Si pasojë, inkurajohet besnikëria e rrjetit.
MOS HUMBISNI MUNDËSINË PËR TË RRITUR PËRFITIMET TUAJA!
Për më shumë informacion telefononi 355 68 90 411 25 ose shkruani në info@kartaextra.com
Dërgoni mesazhin tuaj
Info
NEXUSCOM BALLKAN
Rr. “Kavajës”, Tiranë
Condor Center, kati III-të
Tel: +355 04 2268 104
Cel: +355 68 90 411 25
E-mail: info@kartaextra.com
Pyetje të shpeshta
Nga Konsumatori
Ku mund të pajisem me Kartën Extra?
Ju mund të aplikoni online në këtë link. Dhe më pas paraqituni në zyrat tona qëndrore. Gjithashtu mund të pajiseni me Kartën Extra në të gjitha dyqanet pjesë e rrjetit. Për më shumë informacion ju mund të shfletoni broshurën këtu.
Si mund ta di sa pikë kam mbledhur?
Për çdo blerje, Karta Extra mbushet me pikë dhe në faturë është shkruar shuma e pikëve të mbledhura. Në çdo moment ju mund të kontrolloni gjëndjen e pikëve duke aksesuar llogarinë tuaj në këtë link.
Si mund ti përdor pikët?
Është e thjeshtë, çdo pikë e grumbulluar vlen një lekë. Për shembull, nëse ke mbledhur 3000 pikë do të thotë se ju keni grumbulluar 3000 lekë të cilat mund ti përdorni për të përfituar produkte ose skonto në çdo biznes që është e rrjetit.
Nga Biznesi
Si të bëhëm pjesë e rrjetit?
Të bëhesh pjesë e rrjetit Karta Extra është e thjeshtë dhe e shpejtë. Cakto një takim me një nga konsulentët tanë, i cili do t’ju ndihmojë të bëheni pjesë e rrjetit.
Çfarë përfiton biznesi im nga Karta Extra?
- Fiton klientë të rinj
- Shton shitjet
- Rrit iniciativat individuale
- Krijon raporte vazhdimësie
- Përmirëson imazhin e biznesit
Çfarë ofron rrjeti Karta Extra?
- Kartë Elektronike
- POS dhe Software
- Formular Regjistrimi
- Materiale Promocionale
- Hapësirë të Rezervuar